Banorët e Rrugës “Bajram Curri”, në Klinë kanë shprehur shqetësim për një kuti elektrike të hapur dhe të dëmtuar që qëndron e ekspozuar pranë rrugës shkruar Klina info.
Kabllot dhe pajisjet e brendshme janë të pambrojtura, duke përbërë një rrezik serioz për kalimtarët, sidomos për fëmijët, të cilët shpesh luajnë në këtë zonë.
Një kuti e tillë e papërforcuar jo vetëm që rrezikon jetën dhe sigurinë e banorëve, por mund të shkaktojë edhe ndërprerje të papritura të energjisë ose dëme materiale.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe kompanitë energjetike për të mbyllur dhe siguruar këtë pjesë të infrastrukturës, duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme./Klina info/