Kurti sot mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet sot në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, agjenda e kësaj mbledhje nuk u bë e ditur.