Kurti: Policia s’mund të tërhiqet pa u përballur me drejtësi ekstremistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për zgjedhje të reja në veri e për tërheqje të Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por pasi të plotësohen kornizat ligjore për to.

‘’Unë i thash Borrellit që policia nuk është në afërsi të godinave, por brenda ndërtesave. Prania e tyre nuk është e dëshirueshme për ne, por është e obligueshme për ta duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë ushtruar dhunë mbi policët e Kosovës, ushtarakët e NATO-s, e gazetarët.

Ne nuk mund ta bëjmë zvogëlimin gradual dhe proporcional të policisë përderisa nuk ka një përballje të këtyre ekstremistëve me drejtësi dhe largimit të tyre. Zgjedhje të parakohshme po, pa dyshim vetëm se nuk mund të bëhen jashtë ligjit, siç e parasheh ligji me nënshkrim të peticionit nga qytetarët…’’, ka thënë Kurti.