Kurti: Doktor Ibrahim Rugova dha kontribut tejet të çmuar, ishte intelektual, paqësor e i qetë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Pas homazheve ata kanë folur për media. Kurti tha se “doktor Ibrahim Rugova ishte intelektuar, njeri i qetë e racional.

Kurti tha se Rugova ka dhënë kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj 1992 dhe mandej sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar.

Doktor Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor e i qetë, racional dhe humanist.

Ai tha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Sebrisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sivjet kur e shënojmë 16-vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë ndodhemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20-vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30-vjetorin e tij si president i parë më 24 maj.

Bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot në nderim të doktor Ibrahim Rugovës dhe në nderim të presidentit Ibrahim Rygova, te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskët”, tha Kurti.