Superliga e Kosovës, sot zhvillohen tre super-ndeshje, vëmendja në Drenas

Pas ndeshjes së djeshme në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës, sot luhen edhe tre ndeshje tjera të xhiros së 13.

Kryendeshja zhvillohet mes Feronikelit dhe Ballkanit në Drenas. Kampioni do ta presë në shtëpi liderin e këtij stinori të deritanishëm në Superligë.

Debuton në bankinën e Niklit trajneri i ri Avni Sopi, i cili ka përballë kryesuesit e Ballkanit.

Skuadra tjetër pretendente për titullin, Prishtina, udhëton në Klinë për t’u ballafaquar me Dukagjinin.

Ndërkohë, Trepca ’89 është nikoqire e Vushtrrisë në stadiumin “Riza Lushta”.

Të gjitha këto tre ndeshje fillojnë nga ora 13:00./Klina.info/