KryetariElezaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Paqe, shëndet dhe harmoni në familje

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, transmeton KLINA info.

Në urimin e tij, Elezaj ka theksuar rëndësinë e kësaj feste, duke e cilësuar si simbol të ringjalljes, shpresës dhe fitores së së mirës mbi të keqen.

Ai ka bërë thirrje që kjo ditë e shenjtë të shërbejë për forcimin e besimit, si dhe për rritjen e dashurisë dhe respektit mes njerëzve.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju uroj për këtë festë të shenjtë. Ju uroj shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja”, thuhet në mesazhin e tij.