Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me përfaqësues të Shoqatës së Hendikos-it në Klinë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Shoqatës së Hendikos-it, znj. Vjollca Morina-Preka, e cila prezantoi sfidat dhe nevojat që hasin anëtarët e kësaj shoqate në jetën e përditshme, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale dhe shoqërore për përfshirjen aktive të tyre në komunitet. Në anën tjetër kryetari Balaj vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Shoqatës së Hendikos-it dhe shprehu gatishmërinë e plotë të OVL UÇK-së për të bashkëpunuar në projekte konkrete që ndihmojnë integrimin dhe fuqizimin e kësaj kategorie të qytetarëve./Klina info/