Kryetari i LDK-së në Klinë, Alban Rraci i prekur nga vdekja e Besart Hotit në aksident trafiku

I riu, Besart Hoti, vdiq dje tragjikisht në aksidentin që ndodhi në rrugën Zllakuqan – Klinë.

I prekur nga kjo humbje, është shprehur të jetë edhe kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci.

“Rasti tragjik i humbjes së jetës së Besart Isni Hotit na ka tronditur thellë. Në këto momente të vështira, bashkëndiejmë dhembjen me familjen Hoti, me miqtë dhe të gjithë bashkëqytetarët e Klinës.
Zoti e meshirofte !”, shkruan Rraci në profilin e tij në FB.