Kryetari Elezaj vepron aty ku duhet/ Podrumi në Klinë me ujëra të zeza drejt rregullimit

Në një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës në qytet, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka ndërmarrë një iniciativë konkrete për zgjidhjen e një problemi të kahershëm që ka shqetësuar banorët, shkruan Klina info.

Me miratimin e Kuvendit Komunal, kryetarit i është dhënë e drejta për të ndërhyrë në podrumin e një hyrjeje të një ndërtese afër komunës, me qëllim sanimin e problemit me ujërat e zeza, i cili tash e disa vite ka qenë burim ankesash të vazhdueshme nga qytetarët.

Ky problem jo vetëm që ka rënduar jetën e përditshme të banorëve, por ka paraqitur edhe rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre, duke shkaktuar njëkohësisht dëme edhe për bizneset përreth.

Kryetari Elezaj është zotuar se do të punojë me përkushtim për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndërhyrë sa më shpejt në terren, duke dhënë një sinjal të qartë për angazhimin e tij në adresimin e problemeve reale të qytetarëve.

Ky veprim po vlerësohet si një shembull i përgjegjësisë institucionale dhe përkushtimit ndaj mirëqenies së komunitetit.