Kryetari Elezaj: Enver K. Berisha Riemërohet Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës, ka njoftuar se Enver K. Berisha është riemëruar në pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Enver Berisha vjen nga fshati Volljakë dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Matematikë – Informatikë.

Ai ka përvojë të gjatë në menaxhim dhe ka punuar për shumë vite si mësimdhënës. Po ashtu, ka shërbyer si drejtor i shkollës “Dëshmorët” në Volljakë, ku ka shfaqur përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate të suksesshme në menaxhim.

Gjatë mandatit të kaluar, Enver Berisha ka mbajtur të njëjtën pozitë, duke treguar bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave të drejtorisë.

Në mandatin e tij të dytë radhazi, ai do të udhëheqë Drejtorinë e Urbanizmit, me mbështetjen e plotë të kryetarit Elezaj, për realizimin e projekteve të dobishme dhe të nevojshme për qytetarët.

“Urime, Enver! Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës.