Kryesia e Kuvendit mban mbledhje të enjten, diskutohet për funksionalizimin e trupave punuese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje të enjten në orën 14:00.

Në rend dite janë dy pika.

Anëtarët e Kryesisë do të zhvillojnë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Po ashtu, ata do të diskutojnë rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.