Këngetarja Jehona Lumi sapo ka publikuar këngen e saj me te re.

Ashtu siç ka paralajmëruar ne rrjetet sociale, kengetarja me zërin e saj mjaft karakteristik publikoi këngën me titull ‘Lotet’.

Nga postimi i saj kuptojme se muzika e këngës është krijuar nga Nexhat Macula, Beat nga Rinor Ukimeri, Produksioni nga studio RRecords, teksti nga vet’ këngëtarja, ndërsa video është bërë nga Fioralba Kryemadhi me video editor Arlind Repishti.

Ndryshe, Jehona Lumi është një nga këngëtaret më aktive sa i përket skenës muzikore live ne vend dhe me gjerë.