Kosova Med dhuron pajisje shëndetësore për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë

Sot, Operatori Ekonomik Kosova Med i dhuroi një donacion të rëndësishëm QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, i cili përfshin:

• Një karrige stomatologjike për QMF Zllakuqan
• Dy pajisje oksigjeni të kondensuar për nevojat e shërbimit të urgjencës në QKMF

Pajisjet u pranuan nga Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, dhe Kryeinfermierja Teuta Baca Rukolli, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për menaxhmentin e Kosova Med, duke theksuar se ky donacion është një ndihmë shumë e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Drejtoria e QKMF-së falënderon gjithmonë të gjithë ata që kontribuojnë në mbështetjen e institucioneve shëndetësore në Komunën e Klinës.