Dhunë në një familje në Klinë, dy meshkujë sulmojnë një femër

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Në Klinë, janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar një femër,

Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta dhe 61 fishek dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Klinë 22.12.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta dhe 61 fishek dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.