Komandanti Kolonel Naser Morina dhe kryetari Hajdin Balaj dekorohen nga Shoqata “Skënderbej” në New York

Shoqata e Oficerëve Shqiptarë “Skënderbej” në New York ka ndarë sot mirënjohje për Komandantin Kolonel Naser Morina dhe kryetarin e OVL-së, Dega në Klinë, Hajdin Balaj, për kontributin e tyre të vyer gjatë luftës dhe për angazhimin e vazhdueshëm në komunitet.

Ceremonia e organizuar nga Shoqata “Skënderbej” ka shërbyer si një shenjë respekti dhe vlerësimi për rolin e tyre në ruajtjen e vlerave patriotike dhe historike, si dhe për promovimin e idealit të lirisë dhe unitetit kombëtar.

Përfaqesues të Shoqatës theksuan rëndësinë e këtyre mirënjohjeve, duke nënvizuar se ato jo vetëm vlerësojnë individët, por edhe frymëzojnë brezat e rinj dhe forcojnë lidhjet mes diasporës dhe atdheut.