Klinë: Tri Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë homazhe për Epopenë e UÇK-së

Tri Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Klinë do të organizojnë homazhe dhe nderime në kuadër të aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së, që përkujtohet më 5, 6 dhe 7 mars.

Sipas njoftimit, më 6 mars 2025, do të zhvillohen këto aktivitete:
• 08:30 – Homazhe në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, ku do të përkujtohen të gjithë Dëshmorët e Kombit.
• 09:30 – Homazhe në Prekaz.
• 10:30 – Homazhe në Marinë.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive për të nderuar sakrificën e dëshmorëve.

Lavdi të rënëve për liri!

Klinë, 4 mars 2025