Klinë: Gjenden eshtra, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftë

Njësitet policore në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet tjera përkatëse kanë zbuluar mbetje eshtërore në territorin e komunës së Klinës, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.

“Klinë / 1998-1999. Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.