Klinasi arrestohet në Shqipëri për trafik armësh, i sekuestrohen 12 pistoleta në Tiranë

Policia ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në Tiranë, duke arrestuar një person dhe duke sekuestruar 12 pistoleta me municion luftarak.

Shtetasi D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, u ndalua në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, teksa po drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën të fshehura 10 pistoleta Glock me municion luftarak, ndërsa më vonë u sekuestruan edhe dy pistoleta të tjerë, duke e çuar në 12 numrin total të armëve.

Hetimet treguan se i arrestuari kishte për qëllim shitjen e armëve në zonën e Freskut. Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.