Klina bëhet me drejtor të ri, është i LDK-së

Komuna e Klinës është përcaktuar për drejtorin e ri. Klina info mëson se Enver Gashi do të jetë drejtor i ri i arsimit në Klinë.

Gashi do të zëvëndësoi të shkarkuarin nga kjo pozitë, Arben Limanaj.

Drejtori në ardhje, Enver Gashi aktualisht është asambleist në kuvendin komunal nga LDK-ja.

I pari i komunës, Zenun Elezaj ka thënë pak ditë më parë se ndodhen në fazën e reformatimit dhe se të gjithë drejtorët janë nën monitorim./Klina.info/