KF Dukagjini rikthehet në fushë pas pauzës ndërkombëtare, përballet me FC Ferizajn të dielën

Pas një pauze shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, skuadra e KF Dukagjinit rikthehet në fushë këtë fundjavë, ku do të përballet me FC Ferizajn, në kuadër të javës së radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 14 shtator 2025, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Fillimi i takimit është caktuar për orën 15:00, sipas orarit të ri zyrtar të Federatës.

Klubi ka bërë thirrje për përkrahje masive nga tifozët, me synimin për të krijuar atmosferën karakteristike që e ka shoqëruar gjithmonë skuadrën në ndeshjet në shtëpi.