Kadaj-Bujupi komenton deklaratat e Haradinajt ndaj Hotit: Unë nuk i kam besu në vakt

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi e e cila nuk e votoi qeverinë Hoti, ka komentuar deklaratat e liderit të saj politik, Ramush Haradinaj, i cili në Rubikon drejtoj akuza të rënda ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, transmeton IndeksOnline.

Haradinaj kishte disa vërejtje ndaj Hotit, duke thënë në një rast se ai nuk kishte marrë në takim me presidentin serb Aleksander Vuçiq, ministrin e drejtësisë Selim Selimi, por shefen e kabinetit, një vajzë të pa përvojë në politik siç tha Haradinaj.

“Nëse  si beson Selim Selimit, as unë nuk të besoj ty”, tha Haradinaj.

E pikërisht kësaj deklarata i është bashkuar edhe deputetja Kadaj-Bujupi duke thënë se ajo qysh në fillim si kishte besuar Hotit.

Ndryshe Haradinaj ka komentuar edhe të ardhmen e Kadaj-Bujupit në AAK, duke shtuar se ajo vazhdon të mbetet në parti, ani pse shumë nga partia janë hatruar që ajo nuk e kishte votuar këtë qeveri në të cilën bën pjesë edhe partia e saj.