Ish ushtari i UÇK-së i reagon Cecës pasi ajo i tha Dua Lipës “vogëlushe, rri urtë”

Ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i ka reaguar Cecës pasi kjo e fundit e quajti ‘vogëlushe’ Dua Lipën,

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ai kur ishte vogëlush dhe shumë vogëlushë të tjerë e turpëruan bashkëshortin e saj, Arkan.

Tutje ai shkruan se Dua dhe Rita janë simbolet e kombit shqiptarë.

Statusi i plotë:

Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar.

Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend.

Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim, kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty.