Ish-portieri i KF Dukagjinit Roland Myrtaj sot pati paraqitjen e parë të FC Prishtina U21

Portieri 16 vjeçar nga Klina, Roland Myrtaj sot startoi me FC Prishtinën U21 në Bon Voyage Superliga U21.

Ai u paraqit në ndeshjen ku FC Prishtina pati me FC Gjilanin ku edhe fituan 2:1 duke qenë në krye të tabelës.

Rolandi ka qenë pjesë e KF Dukagjinit me grupmoshat e reja, ku pas suksesit ka bërë transferim tek KF Fushë – Kosova dhe tash pjesë e FC Prishtina U21./Klina info/