I riu Valdon Haziraj që vdiq në Gjermani, varroset të mërkurën në Terdevc

Familjarët njoftojnë se Valdon Haziraj i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë në Gjermani, do të varroset nesër, më 11.02.2026, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Terdevc.

Familja Haziraj u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që po ndajnë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.