I biri ther për vdekje babanë e tij në Prizren

Një burrë ka therur për vdekje babanë e tij në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj.

i dyshuari është arrestuar.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren – Veri se në lagjen Dardani, rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M.H. rreth 30 vjeçar, i cili ka sulmuar prindin e tij me thikë”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka konfirmuar se si pasojë e plagëve të marra viktima, prindi, përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë.

Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes.