I bëri dy policë për spital, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili i rezistoi arrestimit dhe lëndoi dy policë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka hyrë në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull K/Shqiptar dhe ka kanosur. Gjatë arrestimit të të dyshuarit i cili ka qenë i dhunshëm lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.