Huliganët serbë sulmojnë gazetaren e Indeksonline, Laura Kerolli dhe kameramanin, Ardijan Shala

Huliganët serbë kanë sulmuar pasditen e sotme gazetarët kosovarë në Leposaviq.

Lëndime ka marrë edhe gazetarja e portalit “Indeksonline”, Laura Kerolli.

Në afërsi të saj ka shpërthyer një shok-bombë. Si pasojë e saj, Kerolli ka marrë lëndime në këmbë.

Aktualisht, gazetarja dhe kameramani gjenden në stacionin e Policisë në Leposaviq.