Haradinaj: Nezir Gashi nga Klina kandidat i AAK-së për 28 dhjetorin

AAK mobilizon diasporën: konfirmohet kandidatura e Nezir Gashit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për mobilizimin e plotë të strukturave të AAK-së në diasporë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në takime të ndara të mbajtura në Manhajm dhe Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekë Berisha, u zyrtarizua kandidatura e Nezir Gashit për deputet.

Nezir Gashi, nga fshati Çupevë e Klinës, vëlla i dëshmorit Hazir Gashi, është cilësuar si një nga përfaqësuesit më të denjë të diasporës. Sipas Haradinajt, ai mishëron “angazhimin, besnikërinë dhe përkushtimin” e mërgatës, duke qenë një aktivist i pandalshëm i Aleancës dhe i kauzës shqiptare.

Statusi i tij i plotë:

Strukturat e Aleancës në diasporë janë të mobilizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në këtë frymë, sot në takime të ndara me strukturat e Aleancës, në Manhajm dhe në Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekë Berisha, u konfirmua kandidatura e Nezir Gashit për deputet.

Nezir Gashi, nga Qupeva e Klinës, vëlla i dëshmorit Hazir Gashi, përfaqëson më së miri angazhimin, besnikërinë dhe përkushtimin e diasporës sonë. Ai është një aktivist i palodhur i Aleancës dhe i kauzës shqiptare në mërgatë.

Kjo është dëshmi se Aleanca e sheh diasporën si forcë të pazëvendësueshme të Kosovës dhe të proceseve tona shtetformuese.

Më 28 dhjetor, vëllezër e motra nga mërgata, ju presim në atdhe që të festojmë bashkë.

Jemi bashkë!