Hapi bastore ilegale, arrestohet nga Policia pronari bashkë me 6 persona tjerë

Në një lokal në Gjilan janë kapur 6 persona duke luajtur bastore. Policia me këtë rast, ka arrestuar pronarin meqë aty ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Në raportin e policisë thuhet se në lokalin e gjilanasit janë hasur edhe gjashtë persona të cilët ishin duke luajtur bastore por që me urdhër të prokurorit të rastit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa pronarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij. Në lokal janë hasur edhe gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore. Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.