Hapet pika e re e Interex në Pejë – ofertat “Extra Lirë, Extra Mirë” mirëpresin qytetarët

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, është hapur zyrtarisht pika më e re e rrjetit të marketeve Interex në Pejë.

Ky moment i rëndësishëm u shoqërua me entuziazëm dhe interes të lartë nga vizitorët, të cilët u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Përfaqësuesit e Interex falënderuan të gjithë të pranishmit për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se kjo pikë e re do të sjellë më shumë komoditet dhe oferta të favorshme për konsumatorët.

Qytetarët tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë çdo ditë nga oferta të shumta dhe çmime konkurruese, në përputhje me sloganin e njohur të kompanisë: “Extra Lirë, Extra Mirë.”

Interex fton të gjithë klientët që ta vizitojnë pikën e re dhe të përjetojnë nga afër një eksperiencë të re blerjeje.