Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara HANDIKOS, dega në Klinë ka shprehur mirënjohje të thellë për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Klinë, për ndihmën konkrete dhe solidaritetin e treguar përmes dhurimit të mjeteve ortopedike dhe sanitare. Pajisje këto që i ka dërguar mërgimtari nga Gjermania, Bujë Balaj gjithashtu veteran i luftës, pjesë e OVL UÇK-së.
Në një postim zyrtar, HANDIKOS ka falënderuar veçanërisht kryetarin e degës së OVL-UÇK-së në Klinë, z. Hajdin Balaj, për gatishmërinë dhe përkushtimin për të qenë pranë personave me aftësi të kufizuara.
“Këto ndihma do të lehtësojnë përditshmërinë e anëtarëve tanë, të cilët çdo ditë ballafaqohen me sfida të ndryshme shëndetësore dhe sociale. Ky gjest i humanitetit dhe përkrahjes na dëshmon edhe një herë se fryma e luftës për dinjitet dhe solidaritet vazhdon të jetojë përmes veprimeve të tilla fisnike”, thuhet në njoftimin e HANDIKOS.
Kjo iniciativë vlerësohet si një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet organizatave që veprojnë në komunitet, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës për grupet më të ndjeshme të shoq