Hamasi merr peng dhjetëra izraelitë

Dhjetëra izraelit, përfshirë ushtarë dhe persona civil, janë marrë peng nga Hamasi.

Sipas BBC, disa prej tyre mendohet të jenë të izoluar në disa qytete të vogla pranë Rripit të Gazës.

Hamasi deri më tani dyshohet të ketë marrë 53 izraelitë si t “burgsur lufte”.

Në anën tjetër, autoritetet izraelite kanë mohuar pretendimet se një gjeneral-major i Forcave të Mbrojtjes është rrëmbyer.

Deri më tani, numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar në 70, raporton BBC, teksa janë qindra të plagosur nga këto sulme.