Halit Gashi e kujton dëshmorin Gëzim Morina në 26 vjetorin e rënies

Sot bëhen 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Gëzim Morina nga Gjergjica.
Morinën përmes një postimi e ka kujtuar këngëtari i njohur nga Klina, Halit Gashi, i cili ndër të tjera shkruan se për trimërinë e Gëzimit ka dëgjuar nga familja.
“Edhe pse nuk pata fatin të të njoh fizikisht, të njoh përmes atdhedashurisë së babë Haxhi, përmes urtësisë nënës Zarife, përmes trimërisë së vëllezërve të Rexhës, Salihut.. përmes fjalëve të Samiut, syve të Isës, Fadilit. Andaj të njoh si vllau im Gëzim Morina. Lavdi për jetë e mot”, ka shkruar Gashi në FB.

Ndryshe, këngëtari nga Klina, ia ka dedikuar dhe një këngë dëshmorit, që është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, ku ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëve dhe dashamirësve të muzikës patriotike.
Ky dedikim emocional vjen si një shenjë nderimi dhe kujtimi për sakrificën e Gëzim Morinës, i cili ra në altarin e lirisë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Në tekstin e këngës përshkruhen momentet e guximit, qëndresës dhe dashurisë së pafund për atdheun, që karakterizonin dëshmorin/Klina info/