Hajnat thyejnë xhaminë e fshatit Rezallë në Skenderaj, pamje nga vendi i ngjarjes

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, shkruan rajoni.org.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në xhaminë “Muharrem Ahmeti” në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur të gjitha paratë nga kasaforta e bamirësisë.