Kombëtarja e Kosovës niset drejt Athinës

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët pasdite do ta zhvillojnë stërvitjen në stadiumin olimpik “Spyros Louis”, në të cilin të dielën do të përballen me Greqinë, në ndeshjen e përmbyllëse të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.