Hajnat bëjnë kërdi në Klinë, vidhen katër shtëpi në lagjen “Perlina”

Katër shtëpi janë thyer mbrëmjen e fundit në lagjen “Perlina” të Klinës.

Sipas informacioneve paraprake nga Klina.info, hajnat kanë marrë rreth 20 mijë euro, ar dhe sende me vlerë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa banorët e lagjes shprehin shqetësim për sigurinë pas kësaj vale vjedhjesh.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar./Klina info/