Hajdin Balaj falënderon qytetarët për mbështetjen në protestën e Tiranës

Kryetari i OVL-UÇK në Klinë, z. Hajdin Balaj, shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të thella për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se pjesëmarrja masive dëshmon përkushtimin dhe unitetin e qytetarëve në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për luftëtarët e lirisë.