Greqia do të udhëtojë për në Kosovë pa mbrojtësin e Liverpoolit

Pas testimit me Covid-19, mbrojtësi i Liverpoolit, Konstantinos Tismikas do ta lë Kombëtaren greke dhe do të kthehet në Angli.

Greqia nesër do ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërkaq pjesë e saj nuk do të jetë lojtari kryesor grek, Tismikas pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Greqia do të jetë e mangët në repartin e mbrojtjes, gjë që do t’i mundësojë djelmoshave tanë të depërtojnë me lehtë te goli.

Kujtojmë se takimi zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.