Grabitje me dhunë në Pejë

Një person i panjohur me dhunë i ka marrë viktimës 100 euro.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Pejë. Pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.