Grabitja e armatosur mbrëmë në pompën e derivateve, zbulohet shuma e parave që morën

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur 2 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Prishtinë, 12.04.2022 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyr brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy mijë (2000) €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.