Gjuajte me armë në Qyshk, një i arrestuar

Gjuajtje me armë kanë ndodhur në mbrëmje në fshatin Qyshk të Pejës.

Nuk dihen shkaqet.

“Policia Rajonale e Pejës, njësitet speciale të saj, kanë arrestuar një person rreth kësaj ngjarjeje.”- ka deklaruar për ‘RADIO 1’, Veton Elshani zv/Drejtor Rajonal i Policisë.

Sipas Elshanit deri në këtë moment nuk ka informacione shtesë.

“Një person të arrestuar sapo na e kanë sjellur në stacion. Tash i kuptojmë hollësitë. Kemi reaguar në kohë. Më vonë ju ndajmë informacionin.”-shtoi Elshani