Gjendet vajza e zhdukur në Klinë,

Vajza e raportuar si e zhdukur në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës është gjetur shëndosh e mirë.

Familja e saj ka kontaktuar redaksinë e Klina.info, duke njoftuar se vajza është kthyer dhe gjendja e saj është e mirë.

Po ashtu, familjarët kanë shprehur falënderim për Policinë e Kosovës për angazhimin në rast, si dhe për portalin Klina.info për publikimin e rastit.

“Ju falënderojmë për ndihmën dhe publikimin e rastit, si dhe Policinë për reagimin”, kanë bërë të ditur familjarët.

Rasti ishte raportuar gjatë ditës së sotme, ndërsa pas publikimit dhe angazhimit të institucioneve, vajza është lokalizuar dhe kthyer pranë familjes së saj.