Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, e ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.