Gjendet pa shenja jete një 45 vjeçar në Mitrovicë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:40 në fshatin Vllahi të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është A.B. 45 vjeçar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.