Gjendet i vdekur një person në Pejë, gjendet një revole në vendin e ngjarjes

Një person pa shenja jete është gjetur dje në Pejë.

Viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar.

“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.