Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog

Është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij një burrë në Istog. Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

“ Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.