Fluturon makina në Skënderaj, bie mbi përmendore

Gjatë natës së mbrëmshme një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Rezallë e Re të Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të Drenica Press, makina e dalë nga rruga ka përfunduar mbi një përmendore afër rrugës, në tatpjetën e lagjes Durmishajve.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.