Ferat Shala dhe Përparim Gruda vizitojnë familjen Berisha për ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Agim Berishës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala dhe Përparim Gruda, kanë vizituar sot familjen e të ndjerit Agim Berisha në Gjurgjevik të Madh, për të shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe mbështetjen në këto momente të dhimbshme.

Agim Berisha humbi jetën para dy ditësh si pasojë e një aksidenti tragjik në qytetin e Prizrenit. Vdekja e tij ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe komunitetin më të gjerë.

Deputetët Shala dhe Gruda vlerësuan figurën e Agim Berishës si një qytetar i respektuar dhe i dashur në komunitetin e tij, duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të jetës së tij./Klina info/