Fehmi Hoti nga Carralluka e Malishevës shkruan histori në Olimpiadë

Fehmi Hoti nga Carralluka e Malishevës do të marrë pjesë në Hapjen Zyrtare të Lojërave Olimpike “Milano Cortina 2026”, duke u bërë kosovari i parë që përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze botërore,shkruan klina info

Kjo arritje historike vjen si rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit të madh të Hotit ndër vite, duke dëshmuar se me vullnet dhe disiplinë mund të arrihen maja të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e tij në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë përbën krenari jo vetëm për Malishevën, por për gjithë Kosovën, duke hapur rrugë dhe duke frymëzuar brezat e rinj të sportistëve.

Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” pritet të mbledhin sportistë dhe përfaqësues nga e gjithë bota, ndërsa emri i Fehmi Hotit tashmë do të jetë pjesë e historisë olimpike të Kosovës./Klina info