FC Vushtrria përballet me FC Liria në ndeshjen e barazhit këtë të shtunë në Klinë

Skuadra e FC Vushtrrisë do të zbresë në fushë këtë të shtunë për të zhvilluar një ndeshje të rëndësishme ndaj FC Lirisë, në kuadër të barazhit për sigurimin e një vendi në Ligën e Parë, transmeton Klina.info.

Ndeshja do të luhet më 24 maj 2025, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00.

Pritet një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave që synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Parë./Klina.info